Zen, shpatë dhe email-e: Samurajt në zyrën moderne
- dorentinadt
- May 19
- 4 min read
Për disa miq që më njohin e dinë që nuk kam lënë film të Samurajve pa shikuar. Vetëm vitin e kaluar isha kaq entuziaste për serialin Shogun, që përfundoi në listën e serialeve të mi të preferuar.
Por qëllimi i këtij artikulli është të eksploroj mendimet apo filozofitë që kanë përdorur Samurajt, që mendoj se janë ende të vlefshme. Sigurisht, mendimet e mia nuk kanë ndonjë përmbajtje shkencore apo të përkrahura në fakte.
Samurajt ishin një klasë luftëtarësh elitë në Japoninë feudale, të njohur për besnikërinë ndaj zotërinjve të tyre dhe për ndjekjen e kodit etik Bushidō, që theksonte nderin, guximin dhe disiplinën.
Ronin ishin samuraj që kishin mbetur pa zotëri, shpesh pas vdekjes ose rënies së tij, dhe shpesh shiheshin si luftëtarë të pavarur ose të humbur në shoqërinë japoneze feudale.
Bushidō është kodi etik i samurajve japonezë, që përkthehet si "Rruga e Luftëtarit". Ky kod përfshin parime si nderi, guximi, besnikëria dhe vetëkontrolli, duke udhëhequr jetën dhe sjelljen e samurajve në Japoninë feudale. Bushidō u ndikua nga filozofitë e Konfucianizmit dhe Budizmit Zen, dhe vazhdon të ndikojë në kulturën japoneze moderne.
Ndër arsyet që më ka pëlqyer përherë filozofia japoneze, duke u fokusuar në etikën e samurajve, është për vlerat e fuqishme që kanë mbajtur për moralin, dinjitetin dhe besnikërinë që i ka drejtuar drejt një jete të pasur shpirtërore.
Çfarë është filozofia e Samurait?
Në fillimet e mia gjithmonë e kam menduar thjesht si formë e arteve marciale, por kur fillon të analizosh më shumë, e kupton që në fakt është pikërisht siç ka thënë Miyamoto Musashi, që qëllimi kryesor i të mësuarit të arteve marciale është mos përdorimi i tyre. Ky i fundit ishte një ushtar/samurai/shkrimtar japonez për rreth 6 shekuj më parë. Ju mund të thoni: ç’kuptim ka të mësosh diçka kur nuk do ta përdorësh? Qëllimi i të mësuarit është të fillosh të kuptosh durimin dhe qetësinë që vjen brenda teje. Jo më kot është thënë: “Betejat e mëdha janë fituar para se të tërhiqet shpata.”
Të kontrollosh frikën nga dështimi
Ekziston një fjalë japoneze Kaizen, që ka të bëjë me të vepruarit për t’u përmirësuar në vazhdimësi. Do të thotë të bërit pak nga pak gjërat më mirë se dje, çdo ditë, sepse ata besonin se kur i bën gjërat në këtë mënyrë, pak nga pak, nuk ndalon duke u shqetësuar se si do jenë gjërat në fund, që shpesh na bën të ndjehemi të ngarkuar emocionalisht. Prandaj i besojmë procesit dhe e shohim progresin.Prandaj samurajt besonin që dështimet janë më pak të frikshme kur i shikon vetëm si një copë të vogël e një gjëje shumë të madhe. Dhe ashtu siç vazhdojmë të besojmë edhe ne sot, çdo dështim të sjell një mësim për diçka edhe më të vlefshme. Nëse fillon të mendosh se dështimet janë thjesht një hap i rëndësishëm që gjërat të bëhen më mirë, do ta mendosh më pak të frikshme.
Heshtja është virtyt
Ashtu si unë, besoj që edhe ju keni dëgjuar kaq shumë për rëndësinë e heshtjes dhe durimit. Por ja që kjo gjë është thelbi i mësimeve të samurajit që prej atëherë kanë kaluar shumë shekuj, dhe në një botë që shpërblen zhurmën, ata që arrijnë të mbajnë qetësinë përherë mbajnë edhe fuqinë. Disa e mendojnë heshtjen si një shpërfillje apo shmangie, por në fakt është një mjeshtëri. Në heshtje gjen rritje individuale dhe lidhje shpirtërore me njerëzit që ndajnë të njëjtat vlera me ne.
Kam analizuar veprat e autorit dhe samurait legjendar që e permenda edhe më lartë Miyamoto Musashi dhe keto ishin urtësitë e tij kryesore:
Prano cdo gje ashtu sic është
Mos kërko vetem nga kënaqësia që të mbush ty.
Asnjëherë mos u mbeshtet në një ndjenjë të pjeshme.
Mendo më pak për vetën dhe me thellë për botën.
Shkëputu prej dëshirave të kënaqësis për nje jetë me të mirë.
Mos e lejovetën të shqetësohesh nga një ndarje
Qëndro indifirent kudo që jeton
Mos mbaj gjëra më shumë se që nuk ia ke nevojën.
Epo, mund të themi që për kohën e tij janë urtësi mjaft të çmuara, por për kohën tonë tani, ku përpiqemi të kemi një jetë të pasur emocionale, këto urtësi janë plehra/bullshit.
Duke qenë se tani jetojmë në një kohë kur jemi në kërkim të stabilitetit dhe eksplorimit të ndjenjave, emocioneve, duke kërkuar të mbushim jetën tonë vetëm me përvoja pozitive përkundër asaj kohe që vetëm gjumi ka qenë ndjenjë kënaqësie. Por në kohën tonë moderne mund t’i shndërrojmë këto mësime në diçka më të vlefshme për jetën tonë profesionale, ku çdo ditë jemi të mbytur në një mori njoftimesh, emaileve dhe takimeve.
Leksione "samurai" për jetën tënde të përditshme
Vëzhgo para se të reagosh: Rezistoni dëshirës për të folur menjëherë; jepni vetes hapësirë për të kuptuar situatën.
Qetësia e mëngjesit: Filloni ditën tuaj me 5 minuta heshtje të qëllimshme.
"Draft message"": Lini mesazhet emocionale të presin për një natë para se t'i dërgoni.
Flisni në kohën e duhur, jo me volum: Në takime, një vërejtje e mirë-në kohë të duhur shpesh lë një ndikim më të fortë se sa të flisni gjatë gjithë kohës.
Edhe në një botë moderne plot zhurmë e nxitim, filozofia e samurajve na mëson se forca qëndron te vetëkontrolli, qëndrueshmëria dhe guximi për të ecur përpara pa frikë nga dështimi sepse çdo hap drejt përmirësimit është një fitore më vete.
Dhe sigurisht nuk le dot pa dhënë disa sugjerime kinematografike me samuraj:
The Last Samurai
13 Assassins
Seven Samurai
Harakiri
Samurai Rebellion
Comments