Pse njerëzit ndihen të vetmuar, sipas Karl Jungut?
- Dori
- Jan 8
- 4 min read
Pse njerëzit ndihen të vetmuar?
Dhe më e rëndësishmja, çfarë mund të bëjmë për këtë?
Psikologu, psikiatri dhe themeluesi i psikologjisë analitike, Karl Jungu, kishte mendime të thelluara mbi vetminë. Në autobiografinë e tij Memories, Dreams, and Reflections, ai shkruan:
Njohuria për proceset në sfond formësoi herët marrëdhënien time me botën. Thelbësisht, ajo marrëdhënie ishte e njëjtë në fëmijërinë time dhe mbetet e tillë edhe sot. Si fëmijë, e ndjeja veten të vetmuar, dhe jam ende ashtu, sepse di gjëra dhe duhet të aludoj për gjëra që të tjerët duket se nuk i dinë dhe në pjesën më të madhe nuk duan t'i kuptojne,
Vetmia nuk buron nga mungesa e njerëzve përreth, por nga pamundësia për të komunikuar gjërat që janë të rëndësishme për veten, ose nga mbajtja e pikëpamjeve që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.
Vetmia ime filloi me përvojat e ëndrrave të hershme dhe arriti kulmin në kohën kur punoja me të pavetëdijshmen. Nëse një njeri di më shumë se të tjerët, ai bëhet i vetmuar. Por vetmia nuk është domosdoshmërisht armiqësore ndaj shoqërisë, sepse askush nuk është më i ndjeshëm ndaj shoqërisë sesa njeriu i vetmuar, dhe shoqëria lulëzon vetëm kur çdo individ kujton individualitetin e tij dhe nuk identifikohet me të tjerët.
Perspektiva personale e Jungut mbi vetminë është frymëzuese për mendim. Ai argumentoi se vetmia nuk është thjesht izolim fizik, por një ndjenjë më të thellë të ndarjes.
Të gjithë natyrshëm kërkojmë lidhje të rëndësishme ku mund të ndajmë mendimet dhe ndjenjat e tona të brendshme, ato që janë vërtet të rëndësishme. Kur ata ndihen të papërfillur, të padukshëm ose të keqkuptuar, tërhiqen në veten e tyre. Vetmia fillon, edhe nëse janë të rrethuar nga njerëzit.
"Të jesh i sinqertë mund të mos të sjellë shumë miq, por do të të sjellë gjithmonë ata të duhurit." — Xhon Lenon
Kur ndjenja jonë për vetveten, besimet dhe perspektivat tona nuk pranohet nga të tjerët, krijohet një barrierë. Mund të ndjehemi të detyruar të fshehim vetveten tonë të vërtetë, duke pasur frikë nga gjykimi apo refuzimi. Kjo çon në një ndarje, duke na mohuar mundësinë për të krijuar një lidhje të vërtetë me ata që mund ta ofrojnë atë.
Vëzhgimi i sinqertë i Jungut është i rëndësishëm, sepse e ndryshon theksin nga rrethanat e jashtme (të qenit vetëm) tek ato të brendshme (komunikimi dhe pranim). Jung mendonte se shprehja e plotë e vetvetes ishte thelbësore për një lidhje të vërtetë dhe një jetë psikologjikisht të pasur.
Gabor Maté shkruan për rreziqet e të qenit "i mirë" me kosto për shëndetin tonë mendor në librin e tij, The Myth of Normal: Trauma, Illness, and Healing in a Toxic Culture.
Ai tha:
Të jesh i mirë dhe të kënaqësh të tjerët edhe pse vlerësohet nga shoqëria dhe njihet si cilësi pozitive në fakt mund të dëmtojë shëndetin tonë. Dekada kërkimesh tregojnë të njëjtin përfundim: Dëmtimi i zemërimit tonë, vënia e detyrës dhe nevojave të të tjerëve përpara nevojave tona dhe përpjekja për të mos zhgënjyer të tjerët janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kronike.
Injorimi ose shtypja e asaj që ndiejmë dhe kemi nevojë qoftë bërë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme aktivizon përgjigjen tonë të stresit, duke shtytur trupin tonë drejt inflamacionit, në dëm të sistemit tonë imunitar.
Pavarësisht nëse pikëpamjet, perspektivat dhe ndjenjat tona janë të pazakonta, Jung mendonte se ishte thelbësore të kishim një hapësirë të sigurt për t’i shprehur ato. Shtypja e këtyre mund të krijojë një ndjenjë izolimi.
Jungu shkroi për mënyrën se si nisi vetmia e tij që në fëmijëri në autobiografinë e tij:
Kjo sjellje e jo e zakonshme prej një fëmijë ishte e lidhur nga njëra anë me një ndjeshmëri dhe vulnerabilitet të theksuar, dhe nga ana tjetër me vetminë e rinisë sime të hershme. Lozja i vetem, dhe në mënyrën time.
Natyrisht, nuk mund të flisja me askënd për këto gjëra. Nuk dija askënd te cilit mund t’i komunikohesha përveç, ndoshta, nënës sime. Ajo duket se mendonte pak a shumë si unë. Por së shpejti e vura re se në biseda ajo nuk ishte e mjaftueshme për mua. Qëndrimi i saj ndaj meje ishte mbi të gjitha një qëndrim admirimi, dhe kjo nuk vlente për mua. Dhe kështu, mbeta i vetëm me mendimet e mia. Përgjithësisht, më pëlqente më shumë kjo. Loja ime ishte e vetme, ëndërrat ditore apo shëtitjet në pyll ishin të vetmet që bëja, dhe kisha një botë sekrete të imja.
Jung luftoi me veten, por më vonë arriti të rikuperohej. Ai kujtoi individualitetin e tij dhe zgjodhi një rrugë të ndryshme. Ai thoshte: “Shoqëria lulëzon vetëm kur çdo individ kujton individualitetin e tij dhe nuk identifikohet me të tjerët.”
Injorimi i ndjenjave dhe nevojave tuaja, madje edhe pa vetëdije, shkakton një përgjigje stresi. Hormonet e stresit rriten, inflamacioni përshkallëzohet dhe sistemi juaj imunitar dobësohet.
Është një luftë e brendshme, dhe ju po humbni. Por mund të bëni diçka për këtë. Mund të zgjoheni plotësisht, duke pranuar dhe përqafuar veten tuaj të plotë.
Midis psikologëve ekziston një konsensus i gjerë lidhur me atë që përbën nevojat tona thelbësore. Këto shpesh janë renditur si:
Përkatësia, lidhja ose ndërlidhja me të tjerët;
Autonomia: një ndjenjë kontrolli mbi jetën e vet;
Kompetenca;
Vetëvlerësim i vërtetë, i pavarur nga arritjet, fitimet ose vlerësimet e të tjerëve;
Besimi: ndjenja e të pasurit burime personale dhe sociale të mjaftueshme për të përballuar jetën;
Qëllimi, kuptimi, transcendenca: njohja e vetes si pjesë e diçkaje më të madhe se shqetësimet individualiste, qofshin ato shpirtërore, universale/humaniste, ose, duke marrë parasysh origjinat tona evolucionare, natyra.
Bëj gjithçka që mundesh për të tjerët, por mos humb veten gjatë këtij procesi. Thuaj të vërtetën tënde. Vendos kufij. Kujdesu më shumë për shëndetin tënd mendor. Lumturia dhe mirëqenia jote varen prej kesaj.
Nuk mund të japësh nga një gotë bosh.
Comments